“E çuditshme që nuk tregohet nga askush për sa kohë kanë qëndruar të izoluar”, avokati i njohur çudit me deklaratën: 20% përqind e shqiptarëve si dedektiv spiunojnë…

Ekonomisti Jetnor Zhaboli prej kohësh mbante të izoluar dhe nën rrethimin e kamerave në banesë të nënës, bashkëshortës dhe dy fëmijëvë të mitur, 5 dhe 9 vjeç.

Advertisements

Policia kishte arritur të merrte informacione për situatën e pazakontë dhe kur ka shkuar në banesë, e gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.

Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin i cili ka hapur banesën. Ky i fundit ka deklaruar se e bënte për t’i mbajtur nën kontroll.

Advertisements

Ndue Pjetra, avokat detektiv privat tha se ky nuk është një fenomen i izoluar në vendin tonë.

Sipas tij, 20% e shqiptarëve i ruajnë partnerët, i mbyllin dhe i përndjekin.

“Është diçka e çuditshme që nuk tregohet nga askush për sa kohë ata kanë qëndruar të izoluar. Më duket e çuditshme dhe nuk besoj asnjë version deri tani, se dikush do ta kërkonte një nga ata njerëz që janë mbajtur të izoluar. Por këto ndodhin në 20 për qind të popullsisë në vendin tonë; në çifte, izolim, hetime, përgjojnë, spiunojnë njëri tjetrin me detektivë, përgjime”, tha avokati.

Artikulli paraprakVrasja e Liridona Ademajt, gazetari i njohur zbulon detaje e bujshme: Ja kush janë persona që mund të merren në pyetje
Artikulli tjetërLeku “ngrin” Euron dhe Dollarin, sa shiten monedhat?