Dyshohet se ishte i dehur, shkoi në stan për të kaluar natën…Detaje si u dogj brenda kasolles 49-vjeçari

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me djegien për së gjalli të bariut nga zona e Kolonjës.

Advertisements

Mësohet se viktima 49 vjeç, do të kalonte natën në një kasolle afër stanit. Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia thote bariu ka ndezur qiri, por më pas kasollja ka marre flake.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, afër Leskovikut. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje për të kryer të gjitha procedurat.

Kolonjë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakE rëndë, 3 policë humbin jetën në aksident mes mjegullës së dendur, plagosen 14 të tjerë
Artikulli tjetërA u bë fotografja shkak për divorcin? Ish-pjestari i oborrit mbretëror hedh dritë mbi të vërtetën e ‘trekëndëshit të dashurisë’