Analisti Lorenc Vangjeli është shfaqur ndryshe në emision këtë të mërkurë. Në “Opinion”, ai ka shkuar me një thupër dhe me disa gurë. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë e tij për të ironizuar atë që e quan ‘drejtësinë popullore’.
Advertisements
Vangjeli iu referuar rastit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Sipas analistit Vangjeli, thupra dhe gurët simbolizojnë drejtësinë si në Jemen, Sudan, Irak etj. ku bëhen gjykime popullore dhe nuk pritet vendimi i drejtësisë në përfundim.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi
Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…
Pyetje: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?
Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.
Pyetje: Po pse kjo dhembshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.
Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të.
Pyetje: Po pse te Beqaj qënka drejtësi popullore dhe të personat e tjerë që SPAK ka akuzuar nuk ka mbaruar pumnë?
Lorenc Vangjeli: Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin. Ne shqiptarët jemi të paduruar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Sic kemi muzikantë, vallëtare, kemi edhe juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm…