Vëllai i Liridona Ademajt, vrasja e së cilës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, ka reaguar pas përfundimit të marrjes në pyetje të Naim Murseli.
Advertisements
“Përshëndetje, këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Advertisements
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.
Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Me respekt, Familja Ademaj”, shkruan Leonard Ademaj.