Aksidenti i trefishtë i mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë-Vorë, shkaktoi vdekjen e 32-vjeҫarit nga Kosova Gezim Rizani.
Advertisements
Mësohet se shkak për aksidentin, dyshohet se është parakalimi i gabuar i kryer nga një mjet tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova.
Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin kokë-terheqës, i drejtuar nga Agur Rezuli, i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.
Advertisements
Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda”, u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.
Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32-vjeç, ndërsa kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me aparat ‘Drëger’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.