“Deri ditën e shtunë mot i paqendrueshëm”, meteorologu Akil Osmani zbulon si do të vazhdojë muaji janar

Meterologu Akil Osmani ka zbuluar si do të jetë kjo javë e parë e muajit janar. Në një lidhje me “Breaking News”, ai ka treguar se deri ditën e shtunë do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.

Advertisements

Sipas meterologut, nga dita e diel do të kemi ndryshim të masave ajrore.

“Ka nisur janari në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat kanë krijuar mundësi për reshje shiu herë pas here në formën e rrebesheve, të fokusuara në zonat veriore. Pritet që deri ditën e shtunë të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente dhe të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërkohë, pritet që temperaturat të jenë të larta.

Advertisements

Ditën e shtunë në fakt pritet të kemi dhe problematikë parametrin e erës.

Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, u shpreh Osmani./abcnews.al

Artikulli paraprakDetajet e reja, si e vrau polici gruan shqiptare dhe dy fëmijët?
Artikulli tjetërTë shtrira në krevat, Megi Pojani i heq bluzën motrës së saj, Marsi i bërtet: Ndjej shumë dhimbje…