“Burgu hotel me 5 yje”! Dy çuna vranë jetimin, avokati: Dënim me vdekje!

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe u godit me mjete të forta, shufra hekuri nga dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu dhe më pas ndërroi jetë në spital. Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg.

Advertisements

Kjo ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Avokati i njohur Tomë Gashi është në mesin e atyre që kanë propozuar që për krime të tilla të rënda të vendoset dënimi me vdekje. Në një intervistë për “5Pyetjet.al” avokati rendit arsyet që e shtyn drejt këtij propozimi ekstrem.

“Ishte një djalë i ri 18-vjeçar, dyshohet që dy të rinj e vranë me shumfra hekuri. Dyshohet se gjithçka ka qenë e përgatitur pas një konflikti për radhën në berberhane. Ishte si në filma aksion ky rast. Apo sikur ta organizonte një grup vrasësish të Kolumbisë.

Advertisements

Bëra një shkrim duke thënë në përgjithësi që për vrasjet më të rënda duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Nuk është normale që dikush ia merr jetën dikujt dhe më pas të ketë mundësinë të jetojë një jetë tjetër pas vuajtjes së dënimit.

Kështu që dënimi me vdekje mendoj që mund të jetë një frikë që dikush të mos vendosë t’i marrë jetën dikujt, pasi mund të jetë edhe ai i vrarë nga shteti. Kemi të bëjmë me propozime drastike. Duke marrë praktikën e SHBA-së apo të tjerave që është lejuar ekzekutimi për raste kaq të rënda” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Artikulli paraprakAksidenti tragjik, humb jetën 30-vjeçari shqiptar
Artikulli tjetër“Asnjë provë kundër meje, mjeranë që…”- A do të paraqitet sërish në SPAK? Ja si përgjigjet Sali Berisha