Janë publikuar pamjet e para të zyrës së noterisë që shpërtheu në orët e para të mëngjes të sotëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Advertisements
Nga pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta shihen copa xhami në trokë dhe biznese të dëmtuara.
Gazetari Igli Çelmeta tha se “Policia ndodhet në vendngjarje si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Zyra noteriale është në pronësi të shtetases me iniciale E.D., e cila ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po këqyre vendin e ngjarjes për të përcaktuar dhe sasinë e lëndës plasëse” .
Advertisements