Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar dy ankimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë të “arrestit të shtëpisë” dhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes.
Advertisements
Në njoftimin e Gjykata e Posaçme e Apelit thuhet gjithashtu se trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Sali Berisha kërkon zëvendësimin e kësaj mase sigurie që ju caktua nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023.
Advertisements
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi”, thuhet ne njoftim.