“Benz”-it super luksoz të Trejsi Sejdinit do t’i hipin policët e Rrugores(Video)

Një nga makinat lukzose nga ato të konfiskuara që do t’i shtohet Policisë së Shtetit është i përkiste ish-misit shqiptar, Trejsi Sejdini.

Advertisements

Bëhët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.

Ky automjet i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë. Makina në fjalë, sipas burimeve, do t’i shtohet Policisë Rrugorë.

Advertisements

Ky automjet me vlerë të konsiderueshme është sekuestruar në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Kjo e fundit këtë automjet e kishte marrë dhuratë për datëlindje.

Deklarata e ministrit Balla 2 dite me pare

Mjetet luksoze që përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e deklaroi këtë dy dite me pare gjatë një vizitë në magazinat qendrore të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ku gjenden aktualisht 144 mjete, me burim nga krimi i organizuar.

“Nuk do të bëjmë asnjë procedurë shitje, sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, e cila mori vendimin t’i pezullonte përfundimisht shitjet, sepse pas një studimi doli se ato ktheheshin përsëri tek ata që i kishin më para. Edhe këto makina luksoze duhet t’ja kalojmë Policisë së Shtetit sa më shpejt”, nënvizoi ministri.

Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacione.

Artikulli paraprak“Vinte 2 herë në vit në shtëpi”/ 41-vjeçarja që u vetëvra dh*nohej nga bashkëshorti? Çfarë deklaruan vëllezërit e viktimës! Nga ekspertiza rezultoi…
Artikulli tjetërAksident i shumëfishtë në rrugën e Kombit, bëhen copash disa makina, bllokohet aksi