Autobusi përplaset, 19 të vdekur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një përplasje e fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra, kanë humbur jetën të paktën 19 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.

Advertisements

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.

“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa.

Advertisements

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit

Në autobus ndodheshin 37 persona.

Artikulli paraprakVdekja e Liridonës/ Gazetarja bën deklaratën tronditëse: Naimi ka pasur lidhje jashtëmartesore me gruan e…
Artikulli tjetërVrasja e Bledar Dedjas, hetuesit: Dyshojmë se…