Akuzohet se kreu 3 grabitje të dh*nshme brenda pak orësh, arrestohet shqiptari në Itali(Emri)

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e grabitjes së dhunshme. Elis Kanani akuzohet për tre grabitje brenda pak orësh në dy qyteza të zonës së Katanias. Ishte makina e përdorur në krim që e nxori zbuluar të riun, pikërisht një ‘Alfa Romeo 156’ e filmuar nga sistemet e vëzhgimit me video.

Advertisements

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka sulmuar një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka dhunuar, duke i përdredhur krahun dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro nga kasa. Disa orë më vonë, në të njëjtën bashki, por këtë herë i armatosur me sëpatë, Kanani kishte hyrë në lokal, duke kërcënuar dy punonjësit dhe pasi preu telat e kasës, mori 160 euro. Të nesërmen, ai grabiti një dyqan ushqimor në Viagrande. “Edhe në këtë rast, thotë Prokuroria e Katanias, i dyshuari kishte kapur dhe hedhur në tokë një klient që po përpiqej për ta ndaluar, dhe më pas u hodh në banak duke marrë 200 euro.

Karabinierët e Zafferana Etnea, së bashku me kolegët e Viagrandes, identifikuan Kananin më 3 dhjetor, por ai kishte mbetur i pagjurmueshëm, deri sa është arritur të kapet ditët e fundit.

Advertisements

Artikulli paraprakVrau vëllain dhe më pas veten, gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e forta pas krimit: Nuk ka patur konflikt verbal, familjarët mohojnë…
Artikulli tjetër“I varfër dhe me i divorcuar me dy fëmijë”/ Zbardhen prapaskenat e frikshme, si ‘vjehërria’ greke pagoi çeçenin për të ekzekutuar dhëndrin shqiptar pasi nuk e donin për vajzën e tyre