Akuzohet se abuzoi vajzën e mitur të njerkës, flet me lot në sy babai i 29-vjeçarit

Babai i Kledi Tirollarit, të riut të akuzuar për përdhunimin e 12-vjeçares nga Pogradeci ka folur lidhur me ngjarjen.

Advertisements

Istref Tirollari mohon akuzat dhe hedh poshtë dëshminë e nënës së të miturës, e cila tha se vajza e saj flinte në një dhomë me kledin dhe se ky i fundit e ka përdhunuar.

Dëshmia

Advertisements

“Unë kam tre djem, të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, përfshi dhe Kledin. Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojmë si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin.

Djali nuk ka patur marrëdhenie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia.

Kur është larguar na ka kërcënuar kur tha; “Do ta shihni se çfarë do t’u bëj”.

Artikulli paraprakEkzekutimi i 22-vjeҫarit Gëzim Sinomati në Vlorë, dyshohet për vrasës me pagesë, ҫfarë u gjet te makina e autorëve
Artikulli tjetërE rëndë, aksident me pasojë vdekjen në Tiranë