“Akuzat për dhunë, të pavërteta”- Kunati i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës: Fëmijët kanë mashtruar se…

Fatmir Loka, vëllai i bashkëshortit të 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëvra në Durrës, ka hedhur poshtë akuzat e familjes së kësaj të fundit që bëjnë përgjegjës burrin e saj për vdekjen.

Advertisements

Fatmir Loka, në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” nga moderatorja Evis Ahmeti, ka deklaruar se vëllai i tij ka qenë gjithmonë kundër dhunës dhe se për çështjen e TikTok i ka dhënë mbështetje duke i thënë se gjithçka do të zgjidhet.

Sipas tij, deklaratat e fëmijëve të së ndjerës janë të pavërteta , duke shtuar se ata kanë mashtruar sepse janë kërcënuar nga dajat e tyre. Ai gjithashtu deklaroi se vëllezërit e të ndjerës kanë tentuar ta dhunojnë.

Advertisements

Kunati i 41-vjeçares thotë se vetëvrasjen Bedrie Loka e kreu një ditë pasi pa një video në TikTok.

“Vëllai im i ka pas të gjitha të mirat. Nuk dua ta mbroj, por dua të dalin të drejtat. Nuk janë të vërteta ato që kanë deklaruara ata. Kërkoj të drejtat e njeriut, që janë se vëllai im nuk ka dhunuar e as vrarë nusen e vetë. Nuk është nga ata njerëz.

Përditë takoheshim.

Vëllai im ka qenë kundër dhunës dhe ia ka fol gjithçka. Dhe atë të TikTok-u, i ka dhënë kurajo duke i thënë mos të mërzitet se gjithçka do të rregullohet.

Unë do të kërkoj të drejtat e mia.

Kam qenë në dijeni të tiktok-ut, i fundit e kam marrë vesh, kur më kanë thënë hajde të shkojmë në polici të deklarojmë.

Dyshimin e ka pasur te kushërira e vetë. Kanë pasur një konflikt më parë. Nuk i njoh dhe se di marrëdhënien mes tyre.

Shumë e mirë marrëdhënia e Xhemalit me Bedrien. Fëmijë kanë mashtruar se i kanë kërcënuar dajat e tyre.

Daja i tyre ka qenë brenda me polici, i ka kërcënuar me fjalë të rënda dhe policia e di shumë mirë. Isha jashtë komisariatit dhe ia kam dëgjuar zërin.

Kanë tentuar të më dhunojnë dhe mua. Unë nuk dua të rrej as të hedh akuza. Ato që kanë deklaruar ato janë akuza.

S’e kam takuar vëllain.

Kemi pasur marrëdhënie të mira, pa probleme.

Situata e të ndjerës për festa ka qenë e qetë, me aq sa kam kuptuar unë . Thjesht, ajo ka pasur problemin e vetë. Ajo ka parë një video në TikTok, një ditë para se të vriste veten”, tha Fatmir Loka.

Artikulli paraprak“Ty do të bëj të vr*sësh veten”- 41-vjeçarja u helmua me fostoksinë, djali rrëfen si e kërcënonte i ati: Çfarë ndodhi një natë para se mami të vdiste
Artikulli tjetërVlonjati u qëllua duke pirë cigare/ Pista e re për vrasjen e të riut