“Abuzimi se**sual”, gjykata la në burg 29-vjeçarin, flet nëna e 12-vjeҫares: Vajza flinte në një dhomë me Kledi Tirollarin

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin, i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Advertisements

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës pak ditë më parë, ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Ndërkohë vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Advertisements

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë, sipas avokatit Denis Mekolli, nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën.

Sipas avokatit nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.
Për mediet nëna e 12 vjeçares u shpreh se vajza e saj dhe djali i bashkëjetuesit flinin në të njëjtën dhomë.

Ndërsa për disa muajsh sipas saj e mitura ishte e mbyllur në vetvete çka e ka bërë të dyshojë.

Artikulli paraprakTërmeti me magnitudë 6 ballë “shkund” Japoninë, ja epiqendra
Artikulli tjetërLot dhe dhimbje, 25-vjeçari shqiptar mbyll sytë në lule të rinisë