A do merret në pyetje Edi Rama për çështjen McGonigal? Ja si përgjigjet kreu i SPAK: S’ka rëndësi pushteti apo emri, të gjithë do…

Altin Dumani, kreu i SPAK ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, Kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal.

Advertisements

Atin Dumani është shprehur se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do japin llogari në SPAK.

Nga qyteti i Shkodrës, Dumani ka thënë se: “Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe ne një moment do t’i duhet kujtdo qe te vije dhe te japë llogari ne SPAK apo gjykate”.

Advertisements

Pyetje: Rama a do thirret për tu’ pyetur për çështjen McGonigal?

Altin Dumani: Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe ne një moment do t’i duhet kujtdo qe te vije dhe te japë llogari ne SPAK apo gjykate.

Ne jemi te ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe ne media apo kudo tjetër. Shume media ne muajin shkurt e vitit te kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marre kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e Mc Gonagra dhe gjithë kritiket duhet te ndjehen te zhgënjyer se e kemi regjistruar qe ne janar te vitit 2022. Duhet te presim momentin kur te kemi diçka konkrete për ta publikuar.

Meta ne çfarë faze është hetimi?
Çështje nen hetim dhe nuk mund te jap te dhëna.

Artikulli paraprakE rëndë/ Ndërron jetë në punë një person
Artikulli tjetërZjarr në zyrat i IKMT-së dhe zjarrfikëses në Fier, ja çfarë dyshohet