“41-vjeçarja kishte sherre në familje”/ Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës: Ja çfarë më tha vjehrra e saj

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se familja ku jetonte Bedrije Loka, 41-vjeçarja që u vetëhelmua me fotoksinë, ishte një familje me probleme të mëdha sociale.

Advertisements

Komentet Topalli i bëri në një emision televiziv, ku tha se kishte sherre të herëpashershme mes Bedrije Lokës dhe vjehrrës së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte pasur edhe një komunikim me vjehrrën e Bedrie Lokës, e cila kishte mohuar kategorikisht marrëdhëniet e këqija me nusen e djalit të saj, duke thënë se nuk jetonte në një banesë me të.

Advertisements

“Një familje me problematika të shumta sociale. Një familje e ardhur nga Dibra. Xhemal Loka është rritur jetim. Me një vlla të Xhemal Lokës që gruaja i ka braktisur fëmijët.

Me sherre të vazhdueshme mes vjehrrës së Bedries dhe Bedries vetë. Edhe megjithëse në një bisedë që unë kam pasur me vjehrrën e Bedries, ajo nuk jetonte në një banesë me të.

Ajo rriste dy fëmijët e djalit tjetër, punonte edhe në shtetin grek për të siguruar të ardhura dhe mohon kategorikisht që të ketë pasur marrëdhënie të këqija me Bedrie Lokën”, tha Topalli.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh sot? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Artikulli tjetërA do zhvarroset trupi i 41-vjeçares? Gazetarja e njohur zbardh detajet