Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjes është shuar, por banorët nuk dinë akoma se çfarë dëmi është shkaktuar në banesat e tyre. Në një prononcim për gazetarët, njëra nga banoret shprehet e revoltuar duke thënë se zjarrfikëset e Lushnjes nuk kishin ujë, pasi në të kundërt situata nuk do të merrte të tilla përmasa.
Advertisements
Ajo shprehet se banorët akoma nuk janë lejuar të futen në banesat e tyre për të parë se çfarë dëmesh ka lënë pas zjarri që përfshiu ditën e djeshme qendrën tregtare në Lushnje.
“Nuk na lënë të futemi brenda. Flaka mori këtej. Mezi dolëm dje ne. Erdhi policia, zjarrfikësja e Lushnjes që ju raftë plasja nuk kishin ujë, prisnin zjarrfikëset e Fierit sepse të kishin pasur ujë, nuk do të merrte zjarri këto përmasa” tha banorja.
Advertisements