“U shkel çdo precedent”/ U mor në pyetje nga SPAK, gazetari Elton Qyno zbulon prapaskenat: U thirra në mënyrë miqësore, por mbeta në çark, ja çfarë më thanë

Në emisionin “Bardh a Zi”, gazetari Elton Qyno tregoi se çfarë iu komunikua gjatë marrjes së tij në pyetje nga SPAK.

Advertisements

Ai u shpreh se në SPAK ndryshoi logjikën dhe mënyrën se si e ka trajtuar pasi është thirrur në mënyrë miqësore, por më pas është zënë në pabesi. Gjithashtu ai nënvizoi se iu komunikua se kishte nxjerrë të dhëna sensitive për SPAK.

“Unë kam dhënë një informacion të vërtetë. Gazetari është për të thënë të vërtetën. Unë kam publikuar informacion dhe jo dokumente apo shkresa. Unë si gazetar nëpërmjet burimeve që ndërton arrin të marrë këto informacione. Publiku shqetësohet se Elton Qyno ka dokumente që ka edhe SPAK. Nuk mund të ketë Elton Qyno dokumente që s’i ka SPAK sepse i bie që të jem mbi palët. SPAK më ka thirrur me mirëbesim dhe më pas ka ndryshuar të gjithë logjikën dhe mënyrën se si jam trajtuar.

Advertisements

Spak në këtë zallamahi dhe raportimesh të çuditshme, nuk ka pasur një rast të marrë një person që shpif apo t’i hyjë në shtëpi apo t’i bëjë një kontroll. Unë jam një gazetar që kam mbuluar faktet dhe ngjarjet kriminale në Shqipëri. Dhe duke pasur një informacion të madh, kam burime të miat. Informacionet konfidenciale sigurohen në rrugë që pak gazetarë e dinë se si funksionon. Unë jam thirrur për herë të 12-të, por fakti kur thyhet çdolloj precedenti, mua më kanë hyrë në shtëpi në makinë duke më kontrolluar automjeti pa kontroll gjykate. U thirra në mënyrë miqësore, por ngela në çark sepse në SPAK jam zënë në pabesi. Juridiksioni që unë kisha nxjerrë të dhëna sensitive për çështje që SPAK ka ende nën hetim”, ka thënë ai.

Gjithashtu në këtë intervistë, ai ka bërë thirrje që SPAK t’i kthejë të gjitha materialet e sekuestruara.

“Mesazhi im i fundit është të më kthejnë pajisjet e mia, dy telefonat, telefonin e djalit tim. Të gjithë materialet në makinën time, por edhe materialet e sekuestruara në punën time. E kemi mbështetur SPAK, por të sekuestrojë çdo gjë të mundshme dhe të më pezullojë aktivitetin tim të punës, pasi kam pasur edhe materiale të tjerë, kjo s’mund të qëndrojë”, u shpreh gazetari Elton Qyno.

Artikulli paraprakEnde në proces divorci me Elian! Zbulohet lidhja e re e dashurisë së Princ Lekës
Artikulli tjetërTemperaturat në minus dhe masa ekstreme sigurie, ja ku ndodhet “Ujku Polar”, burgu ku po mbahet Alexei Navanlny