U qëllua me breshëri teksa lëvizte me mjetin e tij “Porsche”, detaje mbi 41-vjeçarin e vrarë në Fier: Prej disa kohësh ai…

Ditën e sotme qyteti i Fierit u trondit nga ekzekutimi i 41-vjeçarit Elton Javori. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me mjetin e tij “Porsche Cayenne” në lagjen “16 prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.

Advertisements

Si pasojë e të shtënave ai ka humbur jetën. Burime për Faxnews bëjnë me dije se viktima jetonte prej disa kohësh në Gjermani dhe sic tregojnë banorët e zonës, ka qenë një djalë i qetë, i sjellshëm dhe jo problematik. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Për ngjarjen reagoi edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Advertisements

“Janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit. Tashmë e kemi të identifikuar autorin, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar me këtë krim të rëndë. Ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër, Policia e Shtetit, në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarje të rëndë”, tha Rrumbullaku i pyetur nga gazetarët gjatë një konference për mediat.

Artikulli paraprakNxënësja qëllon për vdekje shokët e klasës, më pas vetëvritet
Artikulli tjetërMazhoranca e miratoi për 7 minuta, Berisha reagon për Buxhetin e 2024: Vjedhja më e madhe në historinë e vendit, ndëshkim i qytetarëve