Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Interpol lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiç

Interpol-i ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, mëson KosovaPress nga burime brenda institucioneve relevante.

Advertisements

Radoiçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku udhëhoqi grupin terrorist serb, në sulmin ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radoiçiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Advertisements

Dy muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiq për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiq.

Ndërkaq, hiç më larg se sot, është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiqit.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator. Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

Artikulli paraprak“Më erdhi informacioni”/ Gazetarja e njohur zbulon për çfarë e këshillonte Naim Murseli ish-presidentin Pacolli
Artikulli tjetër“Kufomës nuk iu gjetën as duart”/ Dhuna ndaj femrave, trondit Spartak Koka: Autori ishte vrasës serial, ja si u gjet trupi i një vajze në Zall-Herr