Sulmet kibernetike, dyshimet e ekspertit Ervin Karamuço

Ditën e djeshme, faqja online e parlamentit të Shqipërisë dhe dy kompani u hakëruan, e përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik, e mori grupi i hakerave “Homeland Justice”.

Advertisements

Këta të fundit përcollën edhe një mesazh në “Telegram”, duke thënë se “do të paguajnë edhe ata që kanë zënë karriket e Kuvendit.”

Në një intervistë televizive, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se këto të dhëna mund të blihen me bitcoin.

Advertisements

Gjithashtu, Karamuço ngriti dyshimet se këto sulme nuk mund të jenë kryer nga iranianët, por nga grupe IT që mirëmbahen dhe kontrollen nga grupet kriminale.

“Janë bërë 24 orë, kemi një kompani telefonike, ajrore dhe kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, dëmi më i madh është tek kompania e telekomunikacionit dhe ajrore sepse aty ka të dhënat. Me këtë kanë shumë të dhëna që na kanë vjedhur në një vit. Këto të dhëna kanë filluar të blihen me bitcoin nga grupet kriminale, disa për t’u vendosur në servera në kamerat që kanë vëzhgimet e territoreve. Një database me të gjithë kamerat tani në treg është 300 mijë euro. Iranianët pretendojnë se erdhën nga kampi i MEK dhe ende nuk ka të dhëna se sulmet janë bërë me ato kompjutera. Duhet të ketë një grup tjetër këtej vërdallë që ne nuk e dimë, që i përdorin iranianët dhe bëjnë kot makinacione”, theksoi Karamuço.

Artikulli paraprakRiaktivizohet një vatër zjarri në godinën në Lushnjë, rikthehen zjarrfikëset
Artikulli tjetërMisteri/ Policia jep detaje mbi vdekjen e biznesmenit dhe bashkëshortes së tij