Shkrumbohet banesa në Has, familja e Sadri Meshit mbetet në qiell të hapur

Gjatë orëve të natës, një shtëpi në Golaj të Hasit, është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.

Advertisements

Zjarri ka rënë dhe familja e Sadri Meshi, nga djegja e banesës ka mbetur në qiell të hapur.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Advertisements

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike.

Grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.

Artikulli paraprakMasakra në Pragë/ 24-vjeçari rrëfen në një letër eliminimin e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll
Artikulli tjetërI FUNDIT/ GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla