Sherri për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për vjehrrin që vrau dhëndrin në Tiranë

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin që vrau në qershor të vitit 2021 ish-dhëndrin Kudret Saliaj.

Advertisements

Gjithashtu gjykata dënoi me 4.6 vite nga 30 vite që dha Shkalla e Parë vajzën e tij Dhurata Picari.

Si ndodhi vrasja?

Advertisements

Vrasja ndodhi më 4 qershor 2021 në një lokal në kryeqytet, 10 minuta para se pritej të mbahej seanca e radhës për divorc në gjykatë.

Mexhid Picari hyri në lokalin ku qëndronte ish-dhëndri dhe e ekzekutoi me armë zjarri këtë të fundit.

Nga plumbat, i plagosur mbeti edhe avokati i tij, Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.

Artikulli paraprakDridhet toka! Dy tërmete të forta godasin Serbinë
Artikulli tjetërFalsifikoi firmën e ish-bashkëshortit, dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj