Reshjet e dëborës në juglindje të vendit/ Trashësia shkoi deri në 7 cm, akset nacionale dhe rrugët dytësore të kalueshme, ja ku rekomandohen zinxhirët

Reshjet e dëborës që përfshinë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes kanë ndalur.

Advertisements

Me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Në fshatin turistik të Dardhas dëbora shkoi deri në 7 cm.

Është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Advertisements

Në segmentin rrugor Korçë – Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe në disa zona pjesë të këtij aksi rekomandohen zinxhirët.

Gjithashtu në rrugën Lekas – Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme.

Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.

Artikulli paraprak“Njihet si ‘Tigri’ në aplikacionin Sky ECC”/ Eksperti Karamuço bën deklaratën e fortë: Një personazh i lartë i drejtësisë troket në dyert e kolegëve për të ndihmuar bandat e Veriut
Artikulli tjetërMjeti përfundon në kanal, vdesin 4 të rinj në Itali