Gazetari Lavdrim Lita tha në një studio televizive se kryeministri Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë nga drejtorët e administratave.
Advertisements
Sipas Litës, Rama foli për këtë çështje në fjalimin e tij, si edhe dha një mesazh për ndërkombëtarët në lidhje me SPAK-un.
“Ishte dhe fjalimi i shumë pritur i Edi Ramës, i cili ishte një fjalim e para kundër burokracisë së partisë ku fshihej një skemë që ai do e përdorë në pranverë për të çliruar Partinë Socialiste nga klanet e brendshme pasi ai thoshte se drejtorët në amdinistratë nuk kanë pse të jenë anëtarë të asamblesë së përgjithshme dhe të strukturave të PS-së.
Advertisements
Ai do të ndajë partinë nga drejtorët. E dyta ishte mesazhi për SPAK-un dhe drejtësinë. Kur ai thotë ne jemi zot shtëpie dhe jo qiramarrës, këtë mesazh nuk e ka për qytetarët, por për ndërkombëtarët. Të cilëve u thotë nuk mund ta përdorni SPAK-un si gjykatën speciale në Kosovë”,-tha Lavdrim Lita.