Kryeministri Edi Rama, ka komentuar gjendjen aktuale të opozitës, duke u shprehur se fakti që ajo është e dobët, nuk është përgjegjësi e tij.
Advertisements
Ai tha se nuk është detyra e tij të bëjë opozitë të fortë.
Me ironi, kryeministri Edi Rama, tha se Lulzim Basha është duke fjetur gjumë, por edhe nëse zgjohet shqiptarët nuk presim asgjë të re prej tij, në aspektin e forcimit të opozitës.
Advertisements
“Që t’ju them që nëse do merrja përsipër t’i bëja opozitën vetes time dhe qeverisë, do isha më i zoti se këta, mund ta bëja. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por më vjen keq, sepse nuk hyn në detyrën time që të ndërtojë një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq. Se ku është Basha…. Mund t’ju them se tani që me siguri është duke fjetur, por edhe po të zgjohet, nuk besoj se mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë”, shprehet Rama.