Porositi vrasjen e kunatit të Erjon Alibejt pas prishjes së pazareve të drogës, Dubai bën lëvizjen e radhës për të “fortin” e Elbasanit

I shumëkërkuari nga Elbasani Franc Çapja alias Franc Gergely, 31 vjeç, është ekstraduar të premten nga Dubai në Belgjikë pas një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

Advertisements

Siç raportojnë mediat, Çapja, i cili mban edhe disa emra dhe mbiemra të tjerë, u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Mbretërisë së Belgjikës, pas procesit ligjor dhe gjyqësor dhe sipas vendimit të Ministrit të të Drejtësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe që miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Florenc Çapja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës. Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

Advertisements

Spahiu ishte aktiv në tregtinë e drogës. Në momentin e vrasjes së tij, telefoni i tij po përgjohej nga policia në një hetim të madh droge. Ai kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ku mbahej kokaina. Hetimi, pjesë e të cilit ishte edhe Spahiu, ka çuar tashmë në një mega-operacion në Bruksel që po zhvillohet dhe ku janë në gjyq 124 persona. Vrasja e Spahiut mësohet se është pjesë e një përplasjeje mes klaneve shqiptare të drogës në të cilën tashmë kanë ndodhur disa vdekje në Shqipëri. Një tjetër autori i dyshuar i vrasjes së Spahiut, shqiptari Mikael Qosja ndodhet në burgun e Dubait që nga vjeshta e vitit 2022. Por deri më sot nuk është ekstraduar. Qosja dyshohet për një sërë vrasjesh në Shqipëri dhe konsiderohet si një lojtar kryesor në botën e drogës.

Spahiu është kunati i Erjon Alibejt, i cili prej vitesh është në konflikt të hapur me vëllezërit Çapja, që ka shkaktuar vrasjen e disa personave në Elbasan e jashtë vendit. Për vrasjen e Spahiut, janë arrestuar më parë në Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani. Florenc Çapja rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në 2017 në Katund të Ri në Elbasan ku mbetën të plagosur dy persona me armë zjarri dhe një me sende të forta. Asokohe u arrestua vëllai i tij dhe disa persona të tjerë, ndërsa Franci u shpall në kërkim.

Franc Copja alias Gergely prej disa vitesh jetonte në Dubai, ku rezulton se ka porositur edhe një vilë super luksoze në zonën e njohur si “Dubai Hills”, pamjet e së cilës bashkë me emrin e Franc Gergely janë publikuar nga kompania “Trans Fast Building Contracting” në Dubai. Franc Gergely zbarkoi në Zaventem dje në mëngjes. Ai u ekstradua me një avion privat pasi një linjë ajrore refuzoi ta merrte një ditë më parë.

Artikulli paraprak“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor…
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Bien në pranga 189 persona në këtë vend