Planifikuan vrasjen, gjykata merr vendimin për të dyshuarin e katërt për ekzekutimin e Liridona Ademajt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Advertisements

Sipas njoftimit të gjykatës mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

Paralajmërimi i KE, reagon Vasili:BE ngre alarmin për ekonominë, qeveria korrupsion të shfrenuar në vend të zgjidhjeve
Grabitën xhiron ditore nën kërcënimin e thikës dhe sulmuan punonjësin e karburantit, del fotoja e një prej autorëve
Shkrumbohet makina në ecje, dyshohet se…

Advertisements

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit,

ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Artikulli paraprakSulm me armë, humbin jetën 2 persona dhe plagoset një tjetër
Artikulli tjetërPasaniku problematik, del e shkuara e errët e babait të Vanjës, 14 vjeçares të vrarë në Shkup