Planifikuan vrasjen, avokati i njohur habit me deklatatën: Ja pse do pranoja të mbroja 3 të akuzuarit për ekzekutimin e Liridona Ademajt

Avokati Meshari Selimaj foli në një studio televizive për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Advertisements

Ai tha se do e pranonte një çështje e tillë, pasi ajo nuk ka rëndësi vetëm për të pandehurin, por edhe për mbarëvajtjen e procesit ligjor.

“Avokati pikë së pari është garant për një proces të rregullt në një procedurë penale. Pra e garanton procedurën në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Advertisements

E dyta, avokati me kodin e procedurës penale të republikës së Kosovës, nga momenti kur kemi të bëjmë me një vepër penale 5 vite e sipër atëherë në mënyrë zyrtare duhet të caktohet një avokat për të përfaqësuar një të pandehur.

Ky është rregull, që do të thotë se nuk është vetëm interesi i të pandehurit, por është edhe interesi i shtetit, pasi pa një avokat nuk mund të zhvillohet procedura, pasi çdo deklarim, pa të do të ishte provë e pa pranueshme”,-tha avokati.

Artikulli paraprakDy tragjedi brenda vitit, nëna e Altin Hotit: Kam humbur 3 fëmijë
Artikulli tjetërÇfarë dihet deri tani/ Si u sulmua në burg vrasësi i Liridona Ademajt