Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën se është përfshirë në trafiqe, duke prishur kështu qetësinë e shefit të qeverisë. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Bardhi, ka premtuar se do të publikojë dokumenta të dosjes se si sipas tij, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS për të favorizuar vëllain e kryeministrit Rama. Madje i drejtpërdrejtë në atë që thoshte, Bardhi theksoi se sipas tij, vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, “duhet të jetë në burg për dosjen e Xibrakës”. “Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së. Pra, nuk bëhet fjalë për një thashetheme, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deri në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të merren masa ligjore. A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike, deklaroi ai. I pyetur se kur do t’i bëjë publike këto të dhëna, zoti Bardhi zbuloi se do t’i bëjë javën tjetër, pra më 14 dhjetor, duke kërcënuar hapur kryeministrin Edi Rama dhe zhytur në ankth. “Patjetër, më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër, unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS”, nënvizoi Bardhi. Pra duket qartë se nëse jo rezulton e vërtetë, pozitat e kryeministrit Edi Rama pritet të lëkunden, pasi “Luani” SPAK, nuk pyet nëse “preja” e tij është ia afërt i shefit të qeverisë dhe se kushdo që është përfshirë në zullume do t’i duhet të japë llogari para drejtësisë.

Advertisements

Disa akuza për Olsi Ramën

Por nuk është vetëm Bardhi, pasi edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Olsi Rama. Në vitin 2018, Basha zbuloi se zoti Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka. Madje asokohe Basha deklaroi se për Xibrakën, së pari duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri. Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka. Ndërkohë po në vitin 2018 edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe vëllain e këtij të fundit, Olsi Rama. Asokohe ish-kryeministri ka deklaruar se Olsi Rama ka kaluar të paktën 6 herë kufirin me makinën e kokainës së Xibrakës. Sipas tij, kjo është 100% e vërtetë, ndërsa ka shtuar se qeveria shqiptare është organizata kriminale më e fuqishme në Evropë. “Olsi Rama ka kaluar kufirin me makinën e kokainës së Xibrakës të paktën 6 herë. Kjo është e vërtetuar 100%. Është organizata kriminale më e fuqishme në Evropë dhe në planet, sepse është pushteti. Nuk ka një qeveri, që të jetë organizatë kriminale, siç është aktualisht Rilindja në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Advertisements

Detaje nga dosja e “Xibrakës”

Kujtojmë se grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane që në datën 17.12.2014, për trafik kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Artikulli paraprakSoba e druve i shkrumboi banesën, i moshuari në Fier: Paratë, orenditë vajin e ullirit, në pak minuta humba gjithçka!
Artikulli tjetërKinematografia në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun