“Nuk nxori asnjë pikë loti! I vendosi tre gishta në ballë…”- Porositi vrasjen e Liridona Ademajt për 30 mijë euro, ish-mësuesja e saj rrëfen momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit

Mësuesja e Liridona (Ademaj) Murseli ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij, vrasjen e së cilës dyshohet se e porositi për një shumë prej 30 mijë euro.

Advertisements

Arsimtarja Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.

Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Loredanës kishte një mavijosje.

Advertisements

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo në një intervistë për Euronews Albania.

Mësuesja Teuta Haxhiu tha se vrasja e saj në prezenë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve.

Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta,” theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Tentimi për ta fshehur si grabitje

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntori në Prishtinë, ku Liridona Murseli u qëllua me plumb në qafë brenda automjetit, pranë banesës së çiftit pasi po ktheheshin nga një restorant ku kishin ngrënë darkë me dy djemtë e tyre.

Pas krimit të rëndë, Naim Murseli deklaroi se persona të armatosur i kishin bërë pritë në rrugë dhe pasi i kishin grabitur vranë bashkëshorten e tij. Ai deklaroi se momentin e vrasjes nuk e kishte parë, pasi kishte marrë nga automjeti dy fëmijët e mitur të tyre, 4 dhe 6 vjeç, dhe ishte larguar nga makina.

Por dy ditë pas ngjarjes (1 Dhjetor), pasi Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit 30-vjeçares duke organizuar ceremoninë e saj të varrimit, u arrestua në Gjakovë, së bashku me autorin e dyshuar të kryerjes së vrasjes, Granit Plava dhe nipin e tij, Kushtrim Kokolla.

Dyshohet se Naim Murseli porositi vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro, duke rënë dakord me Granit Plavën që t’i jepte 15 mijë euro para krimit dhe shumën tjetë më vonë.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe personi ku Naim Murseli dyshohet se bleu armën, shtetasi Tomë Dodaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Artikulli paraprakPas 10 vitesh dështime çifti adopton një vajzë, disa muaj më vonë bëhen me trinjak
Artikulli tjetërÇmimet në Shqipëri u rritën sa dyfishi i BE në nëntor