“Na erdhën në shtëpi dhe…” të moshuarit tregojnë si u mashtruan për një fshesë, përfunduan me kredi

Musa dhe Valdete Rreshka nga qyteti i Librazhdit nuk kishin asnjë informacion për kompaninë Ritello deri kur një mbrëmje disa agjentë shitjesh i trokitën në derë dhe i prezantuan produktet e tyre. Për të joshur çiftin e të moshuarve u dhanë falas filtrin e ajrit, ndërsa më pas arritën t’u shitnin ‘fshesën magjike’ për 2400 euro.

Advertisements

Bashkëshorti ishte i pirë dhe u manipulua lehtë nga agjentët e fshesës, ndërsa Valdetja duke ndjekur udhëzimet e të shoqit pranoi të firmoste dhe merrte produktin.

‘Erdhën në shtëpi dhe na thanë se do të merrnim fshesën nga 3000 euro në 2400. Ata morën bankën dhe detyruan Valdeten të gënjente për kushtet e saj. Firmosa unë në vend të saj. Agjentët na thane të mos u themi fëmijëve.

Advertisements

‘Më vonë kuptuam se ishim futur në kredi tek Lute Credit dhe duhet të shlyenim çdo muaj këstet. Ditën tjetër u thamë direkt se duhet të na kthenin parat që paguam 500 euro si këst paraprak dhe 80 euro shtesë dhe të merrnin pajisjet mbrapa.

‘Nuk na dëgjuan dhe nuk na pranuan’, thanë ata. Më vonë kërkuan takime me përfaqësuesin e filialit të Ritellos në Elbasan, Besmirin. Ballafaqimi i palëve kaloi me ofendime nga ana e drejtorit të zyrës.

‘Nuk do merrnin paratë mbrapsht. Kurrë. Mos më thoni mua mashtrues, ju jeni legen, mashtrues. Nuk do merrni paratë mbrapsht’. Drejtuesi fillimisht tregon arrogancën e tij kundrejt të moshuarve.

Më pas Piranja, Kamila Xhakaj shkon dhe ballafaqohet me drejtuesit e zyrës së bashku me çiftin e të moshuarve. Fillimisht përballet me një punonjëse zyre, bashkëshorten e drejtorit, Besmirit. Kjo e fundit tregohet sërish arrogante dhe përdor ton kërcënues kundrejt gazetares dhe çiftit të të moshuarve.

Më pas vjen dhe përfaqësuesi i zyrës që pas këmbënguljes së çiftit pranon të jape pas paratë dhe të marrë produktin. ‘Zonja ka firmosur, por sërish ne do ti japim mbrapsht paratë dhe t’i marrim produktin, do të flas me bankën të mbyllet kredia’.

Ky premtim na çon në zyrat e Lute Credit për mbylljen e kredisë. Marrim dhe letrat e mbylljes së kredisë dhe gjithçka shkon si duhet. Çifti i të moshuarve nuk ka më detyrime me bankën, ndërsa do të marrin dhe paratë nga qendra e Ritellos në Elbasan.

Kur menduam se gjithçka do të mbyllej në paqe dhe me mirëkuptim, drejtori Besmiri, kërcënon çiftin nëse del tema në televizor në momentin që u kthen paratë. /Syri.net

Artikulli paraprakVrasja e Liridona Ademajt, ambasadori suedez: Rasti ka shumë mister, po punojmë me autoritetet e Kosovës
Artikulli tjetërE rëndë në Itali/ Bie Zjarr në një spital, ndërrojnë jetë 4 pacientë