Prej ditës së djeshme e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, i paqëndrueshëm dhe me erë të fortë.
Advertisements
Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, duke mos kursyer as dekorin e festave në qendër të qytetit të Lezhës.
Siç shihet nga pamjet, i gjithë dekori i festave, madje edhe pema e Vitit të Ri është dëmtuar duke u shtrirë në tokë fatmirësisht pa lënduar njerëz.
Advertisements
Gjithashtu në qytetin e Lezhës ka pasur edhe dëme të tjera pasi në rrugë të ndryshme shihen dhjetëra pemë të rrëzuar si pasojë e erës së fortë.