Mikja e saj humbi jetën, Çiljeta Xhilaga shkruan fjalët prekëse

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka bërë një status për motrën e mikeshës së saj Ingridit, Ilda Gjoni, e cila humbi jetën pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Advertisements

Çiljeta ka postuar një foto të Ildës duke qeshur ndërsa thotë se duke e njohur ajo nuk do të donte që t’i thoshte fjalë trishtimi.

“Ne fakt nuk do të doja të postoja kurrë për ikjen tënde në rrjete sociale sepse asgjë e thënë nuk zgjidh dot më asgjë e as të thoja fjalë trishtimi për ty apo të lexoja fjalë ngushëllimi për ty që zemra ime s’do që ti pranoj në realitet sepse duke të njohur ty e di shumë mirë që tani do na thoje të gjithave vishuni bukur dhe bëni një party me muzik për mua.

Advertisements

Gjithsesi dikush më herët apo dikush më vonë…. Mirupafshim në jetën e përtejme deri atëher ti vallëzo me engjëjt,Te dua Ilda e të gjithëve”, shkruan Çiljeta.

Artikulli paraprakStudim: Lotët e grave zbusin burrat
Artikulli tjetër“Shenja që blen prona, shtëpi e biznes”, Horoskopi i vitit 2024 nga Meri Shehu: Nga 1-12, ku renditet shenja juaj