Masa e SPAK për Sali Berishën, ish-kryeministri paralajmëron: Do ta çoj në Gjykatën e Strasburgut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se çështjen e tij do ta ndjekë në çdo shkallë, madje paralajmëron se do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi e konsideron këtë institucion si gardiane e të drejtave të njeriut.

Advertisements

“Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore.

Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.

Advertisements

Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për protestat që ka paralajmëruar për t’u mbajtur para SPAK, duke e konsideruar këtë të fundit si një organizatë kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e sigurimit të shtetit.

“Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara një organizate kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Para një organizate të mbushur me xhelatë të ligjit dhe të drejtës”, tha Berisha.

Artikulli paraprakÇfarë është droga kaptagon, dhe vendet që rrezikojnë përhapjen e saj
Artikulli tjetërNjë lajm i madh për këtë shenjë! Horoskopi për sot