Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).
Advertisements
Egli Gjeci, 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe e fejuara e këtij të fundit, Giulia di Tillio, 21 vjeçe, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga në Portogruaro, Venecia dhe përfundoi në një kanal.
Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene.
Advertisements
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.
Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.
Gjashtë muaj më parë, familja e tij ishte goditur nga një tjetër humbje e rëndë pasi i vëllai i tij Admiri, 19-vjeç, humbi jetën në një aksident i ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.