Një bandë kriminale e cila trafikonte kokainë drejt Mbretërisë së Bashkuar me vlerë rreth 1 milion paund, është dënuar me një total prej 135 vjet burg.
Advertisements
Ata trafikonin kokainën duke e kthyer atë në fshesa me anë të një procesi kimi i cili nuk mund të dallohet prej syrit të njeriut.
Banda trafikoi 580 fshesa në një kontejner transporti nga Kolumbia në një zonë industriale në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2021.
Advertisements
Kjo metodë besohet se është hera e parë që përdoret për të trafikuar drogë, siç raporton policia.
Një ekspert mjeko-ligjor që ka marrë përsipër rastin tha se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për metodën më parë. Ata përdorën njohuritë e shkencëtarëve për të zbuluar se si droga e klasit A mund të nxirret më pas nga shkopinjtë e fshesës.
Megjithatë, droga nuk doli në rrugë. Shtatë persona u shpallën fajtorë pas një gjyqi të gjatë, pothuajse dy vjet pas arrestimit të tyre pas një operacioni të përbashkët nga Met dhe Agjencia Kombëtare e Krimit.
6 persona u dënuan me 135 vjet burg në Gjykatën e Kingston Crown të enjten.
Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga Londra veriore, u përshkrua si një “diler ndërkombëtar droge me përvojë dhe i vendosur”, i cili ishte “i lidhur ngushtë” me trafikun. Ai dhe Daniel Oliver, 52 vjeç, nga Margate, Kent u dënuan të dy me 29 vjet burg.
Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Whitstable, Kent dhe shqiptari Ermal Shtrezi, 41 vjeç, u dënuan me 23 vjet burg. Frank Asante, 48 vjeç, nga Londra perëndimore, u dënua me 18 vjet burg, ndërsa Terrence Allen, 74 vjeç, nga Londra juglindore, u dënua me 13 vjet burg.
Ndërkohë, në shtëpinë e Ermal Shtrezit, u gjetën edhe 118,400 paund të tjera para cash.