Detaje të tjera janë zbuluar pas vrasjes së të dënuarit Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Advertisements
Pas vrasjes, Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk i garantohej siguria për jetën.
Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet deri në momentin kur atje ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit.
Advertisements
Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve, Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë Policia e Burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.
Sipas ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje janë të dënuar me burgim të përjetshëm.