Kapën në flagrancë 4 persona në Maliq, ja çfarë kanë bërë

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Advertisements

Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

Advertisements

Artikulli paraprak“Shenja që blen prona, shtëpi e biznes”, Horoskopi i vitit 2024 nga Meri Shehu: Nga 1-12, ku renditet shenja juaj
Artikulli tjetërBritania “e mbërthyer” nga moti i keq, tre viktima deri më tani(Video)