Gjatë puntatës së fundit në emisionin “Fan Club”, është transmetuar një klip nga prapaskena i pa paublikuar më herët.
Advertisements
Në të dëgjohej një bisedë mes balerinit Luixhino dhe Eni Shehut, ku ky i fundit nuk ishte kursyer me komente për konkurrentët e tjerë edhe jurinë.
Eni kishte folur për disa nga garuesit, duke përmendur këtu Enxhi Nasufin dhe Atalantën, për të cilat u shpreh se janë njësoj nga nata e parë deri tani.
Advertisements
Ndërsa përsa i përket jurisë, Eni tha: “Pse nuk janë 4 profesionistë, por vetëm 2?”, duke u shprehur kështu i pakënaqur për rolin e Olta Gixharit dhe Valbona Selimllarit në juri.