Teksa ditëve të fundit të 2023, po iu vjen fundi për në 2024, eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Tomi Kallanxhi në një bilancë të bërë u shpreh se fjalët dhe çështjet më të kërkuara nga shqiptarët në internet kohët e fundit janë të shumta, që nisin që nga këngëtari Luiz Ejlli, hakerat, e deri tek bastet.
Advertisements
Luizi vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi edhe pse prej muajsh ka përfunduar “Big Brother”, ai vazhdon të sjellë risi dhe të prodhojë diskutime që ngjallin interes në internet për shqiptarët.
Po ashtu sulmet kibernetike, hakerat apo edhe Inteligjenca Artificiale, po ashtu janë kthyer në trend për shqiptarët.
Advertisements
Po ashtu fluks të madh interesimi ka edhe për bastet, pasi kush mendon se bastet janë larguar e ka gabim.
Pasi interesimi për bastet dhe lojërat e fatit mund të jetë më i madh se ç’ka qenë më parë.
Sa i përket ministrave të kabinetit qeveritar, ministrat e rinjë Koçiu dhe Igli Hasani janë ministrat më të klikuar në 2023”, u shpreh ndër të tjera, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi.