Dy persona do të dalin para gjykatës belge së Gent për vrasjen e elektricistit shqiptar Festim Kalaj 40 vjeç. Një çiklist në maj 2019 përgjatë rrugës në Lievegem u ndesh me një qese të çuditshme. Brenda saj ishin eshtrat e elektricistit shqiptar Festim Kalaj, i cili ishte vrarë brutalisht, sipas mediave belge.
Advertisements
Bashkatdhetarët e tij Erjon Hotaj (31-vjeç) dhe Armando Murati (41-vjeç) nga dita e sotme do të duhet të përgjigjen për këtë vrasje të ftohtë para gjykatës. Secili nga të dy e kreu vrasjen dhe pse Festimi duhej të vdiste, mbetet ende mister.
Pas dyshohet se qëndron konflikti dhe dyshime për kanabisin. “Ne punësuam Festimin për të na ndihmuar të ndërtonim plantacionin e kanabisit” pranuan dy burrat.
Advertisements
Ata e merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas. Kalajt iu desh të fikte celularin dhe i vunë një kapuç mbi kokë kur udhëtuan me të për në Zwalm, që të mos dinte adresën e saktë.
“Por disa javë më vonë, dy burra të armatosur hynë në shtëpinë në Zwalm dhe vodhën një pjesë të të korrave tona të kanabisit” tha dyshja. Ata dyshonin se pas grabitjes qëndronte elektricisti i tyre Kalaj.
Sipas Hotajt, pas vrasjes qëndron shoqëruesi i tij Murati. Ai ka kërkuar elektricistit të kthehet në Belgjikë, duke u arsyetuar se një kohëmatës në plantacion nuk funksiononte siç duhet.
Një rindërtim i një rasti në të cilin dy të akuzuarit vazhdojnë të tregojnë njëri-tjetrin me gisht për autorin, por jo motivet.