Hakerat e “Homeland Justice” godasin “One Albania”, zhdukin të dhënat e shqiptarëve

Kompania telefonike “One Albania” ka rënë pre e hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve.

Advertisements

Grupi ka njoftuar në Telegram se ka marrë dhe asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike.

Për ta thjeshtësuar, të dhënat prej 2 petabajt që i vjedhur kompanisë celulare “One Albania” janë të njëjta me 500 miliardë fletë formati standarde të printuara.

Advertisements

“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin tonë nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti! Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh”, thuhet në njoftim.

Ky grupim hakerash, i njëjti me atë që sabotoi sistemet qeveritare të Shqipërisë një vit më parë, thotë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakEkipi i grup shpëtimit malor surprizon fëmijët në QSUT
Artikulli tjetërNjë dekadë nga ngjarja tragjike në alpe/ Nga familja te pasuria, 10 vjet pas aksidentit të Shumakerit