Greqi/ Hyn në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur, i riu shqiptar masakron me thikë 73-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni të Greqisë. Një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

Advertisements

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Advertisements

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish-prokurori zviceran, Dick Marty që hartoi raportin kundër liderëve të UÇK
Artikulli tjetër“Një Range Rover ka rënë nga qielli…” Makina e vjedhur hyn në Durrës, në sistemin TIMS nuk rezulton regjistrim