GJKKO shtyn për nesër vendimin për ish-kryeministrin Berisha

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për neser vendimin ndaj ish-kryeministrit Berisha pas kërkesës së SPAK.

Advertisements

Në seancën që nisi në orën 11:00, nuk u dha një vendim, por më herët u rrëzua kërkesa e avokatëve të Berishës, që në seancë të ishin të pranishme edhe mediat.

Vendimi do të jepet nesër në orën 15:00.

Advertisements

Po ashtu Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij paraqiti kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues por kërkesa e tij u rrëzua.

SPAK kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën, në lidhje me privatizimin e e ish-kompleksit sportiv “Partizani” dhe akuzohet për korrupsion pasiv.

Artikulli paraprakTragjedi në Greqi/ Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, raportohet për viktima
Artikulli tjetërI fundit! Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Dimal-Kuçovë, ka të plagosur