“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar nga SPAK gjatë hetimit për llogari të të cilit u kontrollua edhe banesa e tij. Në një nga këto biseda ka rezultuar se Beqaj përdor telefonin e shoferit të SASPAC, agjencisë që drejtonte, për të folur me një person me emrin Ermal (Ermal Kurtulaj) i cili ishte i angazhuar në administrimin e një restoranti pranë qendrës së kryeqytetit.

Advertisements

Beqaj i kërkon këtij personi të takohet me dikë tjetër të njohur si Gazi (Gazmend Prenga) që rezulton të jetë administratori ligjor i restorantit. Nga përgjimi i një bisede mes këtyre dy personave SPAK ngre dyshime se personi me emrin Ermal (Ermal Kurtulaj), ndonëse nuk është administrator ligjor i restorantit, faktikisht ai ka bërë investime atje. Po sipas SPAK, fakti që referimi bëhet në numrin shumës, ngrihen dyshime edhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Dyshimet për interesat e Beqajt tek restoranti lindin, sipas SPAK, edhe nga një bisedë e përgjuar mes tij dhe shtetasit Ermal në 14 dhjetor, ku ish ministri flet përmes telefonit të shoferit të tij në SASPAC.

Pjesë nga përgjimet;

Advertisements

Ermali: Udhëro, alo?

Beqaj: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

Ermali: Me ngjon?

Beqaj: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

Ermali: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

Beqaj: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

Ermali: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

Beqaj: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

Ermali: Po mir okej.

Beqaj: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

Ermali: Po pra po

Beqaj: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

Ermali: Nga ora 4 mbrapa?

Beqaj: Po, në qoftë se mundet.

Ermali: Mirë, po Gazin?

Beqaj: Gazi, pra Gazi po të them.

Ermali: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

Beqaj: Tjetri po ashtu.…

Ermali: Edhe ai tjeteri po ashtu.

Beqaj: Po

Ermali: Mire atëherë okej ne rregull pra

Beqaj: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

Artikulli paraprakObjektivi i çuditshëm i shqiptarëve për 2024, synojnë të heqin dorë nga rrjetet sociale, por jo nga veset si cigarja, alkooli…
Artikulli tjetërPorositi vrasjen e kunatit të Erjon Alibejt pas prishjes së pazareve të drogës, Dubai bën lëvizjen e radhës për të “fortin” e Elbasanit