Të përlotur dhe të traumatizuar pronarët e dyqaneve kanë përshkruar momentin e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnjë.
Advertisements
Ata janë shprehur se dëmet që i’u janë shkaktuar janë të shumta, ndërsa tregojnë se mallin nuk e kanë të siguruar.
“Mua më është djegur komplet dyqani 50 milion lekë dëm” tha një qytetar.
Advertisements
“Ça të them si mund të përjetohet. Në momentin që ra zjarri po merrnin furnizimin. Zjarr zjarr.. pastaj filloi u mbush me tym tregu poshtë e dolëm më vrap. Fëmijët që kërkonin ndihmë… llahtar” u shpreh një tjetër.
‘Jam në katin e parë. Jo nuk u përfshi nga zjarri kati parë. Flaka agravoi doli jashtë kontrollit. Të gjitha ndikuan. Nuk e kemi siguruar mallin. Është dëm katastrofik. Zjarrfikësit kur erdhën me atom jete që kishin nuk kishin lartësinë e përshtatshme. 500 familje ushqeheshin këtu” u shpreh një qytetar tjetër.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri i rënë në qendrën tregtare “Metropol” të Lushnjës nuk dihen ende, si gjithashtu as shkaku i zjarrit, i cili vazhdoj të digjej prej orës 14:40 të ditës së hënë deri në 01:20 të së martës.