“Është shumë meraklie”, Kiara për vjehrrën: Jemi si shoqe!

Moderatorja Kiara Tito ka folur për herë të parë për raportin me vjehrrën e saj në “Ftesë në 5”, ku tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

Advertisements

Duke qenë se ajo jeton në SHBA, moderatorja tha se flasin shpesh në telefon dhe se vjehrra është shumë meraklie dhe e pyet shumë për vajzën.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie,” tha Kiara.

Advertisements

Artikulli paraprakNdodh edhe kjo/ Shqiptari merr armën dhe qëllon makinën në Kretë: Po bëja prova
Artikulli tjetërBurg apo spital? Vodhi 90 minuta të lojës ‘GTA 6’, psikoterapistja zbulon si do trajtohet hakeri shqiptar autik