“Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot”- Ingrit Gjoni prek me fjalët për të motrën dhe i bën premtimin: Përjetë do të…

Ingrit Gjoni ka prekur me fjalët, dedikuar motrës së saj të ndjerë, Ilda Gjoni që u nda nga jeta parakohe pak ditë më parë.

Advertisements

Këngëtarja, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që do të shkruante për ikjen e motrës së saj.

“Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë”, shprehet Ingrit Gjoni.

Advertisements

Ndërsa i bën premtimin se do të kujdeset përjetë për tre fëmjët e saj.

“Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu”, i drejtohet këngëtarja.

Ilda Gjoni, e cila është nëna e aktores Anna Lika, ishte vetëm 48 vjeçe kur mbylli sytë përgjithmonë më 26 Dhjetor.

Postimi i plotë:

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë.

Artikulli paraprakE trishtë/ Konkurronte në Eurovizion për Izraelin, këngëtari vdes në luftë
Artikulli tjetërMasakra në Pragë/ 24-vjeçari rrëfen në një letër eliminimin e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll